Presidenti rus, Vladimir Putin është fshehur në bunkerë për javë të tëra nga frika se do të rrëzohet, ndërsa Ukraina goditi një apartament në Moskë disa ditë para një parade të madhe ushtarake, shkruan The Sun.
Të hënën, një dron ukrainas goditi një apartament luksoz shumëkatësh në Moskë, një goditje e rrallë ndaj kryeqytetit të mbrojtur mirë të diktatorit të Kremlinit.
Imazhet treguan një vrimë të madhe të shpuar në anën e ndërtesës pas shpërthimit, e cila nuk shkaktoi të lënduar.
Sulmi ndodhi në natën e tretë radhazi të sulmeve të njëpasnjëshme me dronë ukrainasë, të cilat vijnë vetëm disa ditë para një parade me masa të reduktuara më 9 maj.
Thuhet se Putini po punon “për javë të tëra” pa pushim në bunkerë sekretë për shkak të shqetësimeve se ai është shënjestra e një grushti shteti që po zien.
Sipas portalit rus Important Stories, inteligjenca perëndimore ka raportuar panik të nivelit të lartë të Kremlinit për një marrje të afërt të pushtetit .
Që nga fillimi i marsit 2026, Moska ka qenë duke injoruar situatën, mes raportimeve në rritje për një komplot të ardhshëm për të rrëzuar Putinin./abcnews.al


