Liverpool nuk pati rivalë këtë sezon në Premier League. Ekipi i Jurgen Klopp dominoi prej javës së parë, e mbylli kampionatin me 99 pikë dhe riktheu titullin kampion në qytet pas 30 vitesh.
Trajneri gjerman ka dhënë një rrëfim të sinqertë për The Sun, aty ku tregon frikën e madhe që ndjeu në momentin që koronavirusi paralizoi totalisht futbollin për disa muaj.
“Në mars, kur koronavirusi filloi të bëhej real, mendova se bllokimi i futbollit do t’i jepte fund ëndrrave tona. Kishte momente kur menduam se nuk do të përfundonte ky sezon, pikërisht atëherë kur ishim aq afër titullit.
Po na ikte ëndrra nga dora. Nuk na mbetej veçse të qetësonim njëri-tjetrin, i nisa mesazhe të gjithë futbollistëve. Në jetën reale ndodhin shumë zhgënjime, e njëjta gjë mund të ndodhte edhe në aspektin sportiv“, deklaron Jurgen Klopp. /abcnews.al

