“Friends”, gabimi që vunë re fansat e serialit një dekadë pas përfundimit të tij

schedule12:55 - 1 Korrik, 2023

schedule 12:55 - 1 Korrik, 2023

Seriali shumë i dashur, “Friends” është shfaqur dhe shikuar pafundësisht gjatë tre dekadave të fundit, por shumë fansa sapo kanë vënë re një gabim, i cili po bëhet viral në rrjetet sociale ditët e fundit.

Shfaqja ishte një produksion i madh që u xhirua nga viti 1994 deri në 2004, përpara një audience live në studio, kështu që nuk është çudi që ata përdorën teknika si ‘stand-in’ për të marrë të gjitha pozat që u nevojiteshin në kohë. Megjithatë, të shohësh një aktore zëvendësuese në një film relativisht të rëndësishëm në sezonin 9 nuk është diçka që mund të mbahet e fshehtë për një kohë të gjatë.

Ky moment i sapo publikuar vjen nga sezoni 9, episodi 15, “The One With the Mugging” dhe zhvillohet në mjedisin ikonik të banesës së Monikës. Gjatë episodit, Rachel (Jennifer Aniston) dhe Monica (Courteney Cox) flasin me Joey (Matt LeBlanc) për një audicion të madh. Monica ulet në tavolinë, ndërsa Joey dhe Rachel mbështeten pas banakut dhe në një moment kamera kalon shpejt nga një pamje e afërt e Monicës në një pamje nga afër të Joeyt.

Ndërkohë, Rachel shfaqet në skenë, bionde dhe e veshur me një bluzë me ngjyrë të çelur. Ajo që ka shkaktuar më shumë reagime është se zëvendësuesja e saj është krejtësisht ndryshe, ajo ka flokë kafe të errët dhe ka veshur një këmishë të kuqe. Ndonëse është plotësisht e kuptueshme që një shfaqje si “Friends” përdor ‘stand-in’, shumë fansa e kanë të vështirë të besojnë se një pamje e tillë e pavend arriti në prerjen përfundimtare, dhe se kaloi pa u vënë re për kaq shumë vite.

“Friends” ka pasur shumë gabime të tjera gjatë rrjedhës së dhjetë sezoneve të tij, dhe shumë prej tyre janë shënuar në forumet e fansave në të kaluarën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!