“Fredis Beleris … Himara s’je ti”, Idrizi reagon pas deklaratës së kandidatit të Berishës: Organet e drejtësisë të hetojnë idetë e tij shoviniste

schedule20:25 - 9 Maj, 2023

schedule 20:25 - 9 Maj, 2023

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar nëpërmjet një postimi në “facebook” në lidhje me deklaratën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili për një media greke është shprehur se ka një platformë për helenizimin e Himarës.

Idrizi shkruan se refuzoi ta mendonte si të vërtetë intervistën e Belerit, teksa më pas shton se Himara është tokë shqiptare që në kohën e mbretit Zog dhe se Shqipëria i ka njohur minoritetet në Finiq dhe Himara as ka qen dhe as do të jetë ndonjëherë zonë minoritare.

Kreu i PDIU shton se urgjentisht  nxit organet e drejtësisë të nisin hetimet për ide të tilla që cënojnë integritetin territorial, kushtetutën e tentojnë tjetërsimin historik dhe kulturor të Jugut të vendit.

Reagimi i Shpëtim Idrizit:
Fredi Beleri- Himara s’je ti
Refuzova ta mendoja si të vërtetë fillimisht intervistën e Fredi Belerit për gazetën greke Protthotema, sepse asnjë kandidat i ligjshëm nuk do guxonte të fliste e të shtronte si platform të tijën helenizimin e Himarës…
Intervista vazhdonte kur flisnin për Vorio Epirin si një koncept natyral e askush nuk fliste për atë faqe turpi të Republikës së Zoografit e faktit që Vorio Epiri qëndron në themel të filozofisë genocidiale ndaj shqiptarëve , konceptit të megaloidesë.
Më së pari më duhet ti them këtij palaços së Dules se Himara është tokë shqiptare ,qe ne kohen e mbretit Zog ,Shqiperia i ka njohur zonat minoritare të përcaktuar në Finiq e dhe Himara as ka qene e as do jetë ndonjëherë zonë minoritare,sepses ka anje kontiunitet metokeor me Greqine .
Himara eshte dheu i burrave dhe grave shqiptarë që kanë ditur të ruajnë shqiptarinë si pakkush tjetër.
Së dyti, i kujtoj këtij individi të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë të vitit 1995 dhe i dënuar me vendimin nr 224/24.9.2004 nga gjykata e Vlorës dhe më numër 302/26.12.2006 për dhunim të simboleve kombëtare se tezat e helenizimit të Shqipërisë dhe ajo kriminale e Vorio Epirit do marrin përgjigjen e duhur nga Himariotët më 14 maj.
Urgjentisht nxisim organet e drejtësisë të nisin hetimin për ide të tilla qe cenojne integritetin territorial ,Kushtetuten e tentojne tjetërsimit historik e kulturor të jugut të vendit
Fredis Beleris…. Akoma nuk e kuptojmë se si ka ende parti politike Shqiptare që guxojnë të kandidojnë individë të tillë me të shkuar kriminale, por dimë që përballë ke gjithë ato burra dhe gra për të cilët Atdheu dhe Kombi është amaneti që i la Zoti kur i solli në tokë.
E më së fundi një thirrje vëllazërore….
Ti japim përgjigjen e merituar këtij andarti të kohëve moderne e ti vëmë fre cdo ideje të rrezikshme shoviniste të atyre që e kanë ende në duar gjakun e martirëve të Ҫamërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!