I intervistuar nga “Corriere della Sera”, Davide Frattesi nga Japonia ka folur rreth situatës së tij para se të zgjidhte Interin si ekipin e tij të ri dhe gjithashtu ka prekur pak edhe të ardhmen e ish-shokut të tij të ekipit, Sassuolo.
“Në fillim, preferoja të shmangja personat që më pyesnin se cilin klub do zgjedh, edhe pse me mendjen time kisha zgjedhur Interin. Ata të gjithë më pyesnin “ku po shkon?”.
Scamacca? E kam shumë mik. Sigurisht që do të doja të luaja përsëri me të. Nëse do vinte tek Inter do të isha i kënaqur”, është shprehur mesfushori italian i zikaltërve./h.ll/abcnews.al