Anësori gjerman i mbrojtjes, Philipp Max u transferua nga “gjigandët” hollandez të PSV Eindhoven drejt “shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, gjatë merkatos së dimrit, në një “kalim” që pritej të ishte thjesht një huazim deri në fundin e këtij sezoni.
Mirëpo, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe 13 paraqitjet e zhvilluar deri më tani me fanellën e Franfkurt, duket se kanë mbushur mendjen e tekniku Oliver Glasner për ta mbajtur 29-vjeçarin, në “Deutsche-Bank Park”.
Me anë të një komunikimi në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, “shqiponjat” e Frankfurt njoftuan ditën e sotme, se kanë aktivizuar “opsionin” e blerjes së kartonin të anësorit dhe Philipp Max do të firmosë një kontratë të re me gjermanët, kontratë kjo e vlefshme deri në verën e vitit 2026. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë në “Twitter”:
ℹ️? Philipp Max bleibt in Frankfurt!
Eintracht Frankfurt hat die Kaufoption gezogen, womit der Linksverteidiger auch künftig mit dem Adler auf der Brust spielen wird. Der Vertrag läuft bis zum 30. Juni 2026.#SGE
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) May 26, 2023