Frank Lampard me “provo përsëri”, trajneri ulet zyrtarisht në stolin e Chelsea

schedule14:42 - 6 Prill, 2023

schedule 14:42 - 6 Prill, 2023

Zërat më tani nuk janë thjeshtë zëra, por fakte.

Chelsea ka njoftuar zyrtarizimin e trajnerit më të ri, por të përkohshëm, Frank Lampard. Ish-legjenda e mesfushës është rikthyer në stolin e “bluve” të Londrës, pas asaj eksperience nga korriku 2019 deri në janar 2021.

Pas këtij zyrtarizimi, pronarët e Chelsea, Todd Boehly u shpreh shumë i lumtur.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Frank në “Stamford Bridge”. Ai është një legjendë në këtë klub dhe në Premier League. Ndërsa ne vazhdojmë procesin tonë të plotë për një trajner të përhershëm, duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për pjesën e mbetur të sëezonit.

Ne duam t’i japim vetes çdo shans për sukses dhe Lampard ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na çuar në vijën e finishit. Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Ëolves të shtunën dhe më pas do të kthejmë vëmendjen tonë në çerekfinalen e Champions League kundër Real Madrid javën e ardhshme. Të gjithë do t’i japim Frank mbështetjen tonë të plotë pasi synojmë të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm nga të gjithë ndeshjet tona të mbetura”, është shprehur numri një i klubit anglez./h.ll/abcnews.al