Franci rrëfen eksperiencën tek “Kosherja”, zbulon surpriza të reja nga spektakli i humorit

schedule11:07 - 15 Prill, 2021

schedule 11:07 - 15 Prill, 2021

Franci, që interpreton farmacistin tek “Kosherja” që ka nisur në ekranin e ABC prej disa javësh ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit, ku ndau detaje nga eksperienca e tij më e re televizive. Ai tregoi dhe se si lindi ideja për të sjellë një karakter të tillë.

“Ka qenë thjeshtë karakteri i korçarit që kam bërë më përpara dhe e kam ridimensionuar në këtë formë. Kjo ishte ideja fillestare. Nuk është parë më përpara profesioni i farmacistit në ekran. E tentova dhe u prit shumë mirë”, u shpreh Franci.

Aktori u shpreh se “Kosherja” është mjaft premtuese në treg duke qenë se ka kuriozitet si një spektakël i ri por dhe për punën që bëhet. Ndër të tjera, ai zbuloi dhe disa surpriza tek “Kosherja” që kanë të bëjnë me disa role të reja që do të interpretojë.

E para apriori është spektakli më i ri dhe ka kuriozitetin e të qenit i ri. Për ta mbajtur gjallë këtë, puna është serioze, materialet janë cilësore, sepse tani emisioni po merr konturin e të qenit i shikueshëm për të gjithë familjen dhe detyrimisht jemi më të kujdesshëm për të ofruar një gjë më cilësore në treg. Po gjejmë forma të reja të të bërit humor”, tha më tej ai. /abcnews.al