Francezi i apasionuar pas Shqipërisë, nis të studiojë gjuhën shqipe

schedule09:23 - 24 Mars, 2021

schedule 09:23 - 24 Mars, 2021

Arno nga Franca është i apasionuar pas Shqipërisë dhe ka nisur të mësojë gjuhën shqipe. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” ai u shpreh se prej një viti po mëson shqip nga tre mësues shkodranë.

“E zbulova Shqipërinë disa vjet më parë. Kisha një mik që quhej Alban dhe isha kureshtar të dija më shumë dhe zbulova Shqipërinë, peisazhet dhe bukurinë e saj. Mendoj se mund të kem një bisedë të thjeshtë në shqip dhe mund të shkruaj një artikull për shembull.” u shpreh ai.

Kur u pyet për shkrimtarët shqiptarë, ai tregoi se ka lexuar “Prillin e Thyer” të Ismail Kadare. Ndërsa përsa i përket personazheve publikë, francezi tha se njeh Elvana Gjatën dhe se i pëlqen shumë muzika e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!