Francezët “pushtojnë” Milanon, turistët ngjiten në muret e katedrales për të prekur simbolin e qytetit

schedule18:48 - 17 Gusht, 2023

schedule 18:48 - 17 Gusht, 2023

Dy francezë të moshës 18 dhe 20 vjeç u ngjitën në majën e Duomos në Milano, në të cilën ndodhet ‘Madoninna’. Kur ata e kuptuan që ishin spikatur, zbritën me vullnetin e tyre dhe u arrestuan nga policia lokale. Autoritetet i kanë identifikuar dhe janë në pritje të vendimet të organit gjyqësor.

Të dy, sipas raporteve të policisë lokale, u arrestuan rreth orës 6, por ende nuk është e qartë se kur janë ngjitur. Ata mund të jenë fshehur në monument dhe kanë pritur momentin kur është mbyllur për të filluar aktivitetin e tyre.

Sipas asaj që u raportua në rrjetet sociale nga këshilltari për sigurinë, Marco Granelli, nuk ka asnjë lidhje mes dy ‘alpinistëve’ dhe shkrimtarëve që lyen mbrëmjen e së hënës pedimentin e Galleria Vittorio Emanuele II.

Turistët janë praktikues amatorë të parkourit dhe duket se qëllimi i tyre i vetëm ishte të publikonin ngjitjen e tyre në rrjetet sociale dhe veçanërisht në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!