Francezët më të pavendosur se kurrë para zgjedhjeve

schedule11:28 - 8 Prill, 2022

schedule 11:28 - 8 Prill, 2022

Zgjedhjet presidenciale franceze që mbahen këtë të diel, më 10 prill, janë të paqarta, ku të dhënat tregojnë përqindje të larta bojkotimi dhe pavendosmërie.

Megjithatë, zgjedhjet janë vendimtare pasi ato zhvillohen në një mjedis ndërkombëtar të paqëndrueshëm për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe çështjeve që lidhen me tranzicionin ekologjik dhe dixhital, si dhe me fuqinë blerëse, shkruan Euroactiv.

Dymbëdhjetë kandidatë konkurrojnë, duke përfshirë presidentin Emanuel Macron, tre kandidatë të ekstremit të djathtë dhe pro-rus, Marin Le Pen dhe Eric Zemour, si dhe Valerie Pecres për të djathtën dhe kandidatin e së majtës radikale, Jean-Luc.

Sipas të gjitha parashikimeve të deritanishme nga institutet e votimit, abstenimi pritet të jetë shumë i lartë. Ndërkohë që deri më tani francezët kanë qenë shumë të interesuar për zgjedhjet presidenciale, këtë herë ata shfaqen të lodhur ose indiferentë ndaj çështjeve që përfaqësojnë, e ndonjëherë të frustruar nga kandidatët që konkurrojnë.

Rekordi i bojkotit nga zgjedhjet e vitit 2002 fare mirë mund të ishte thyer: në atë kohë, 28,4% e qytetarëve nuk votuan në raundin e parë. Sot, sondazhe të ndryshme parashikojnë një përqindje prej rreth 30%.

Në vitin 2017, një javë para raundit të parë, 78% e votuesve thanë se ishin të sigurt se do të shkonin në votime, me një pjesëmarrje përfundimtare prej 77.77%, një shifër shumë afër parashikimit.

Nga 47.9 milionë votues të regjistruar, 14 milionë mund të zgjedhin të mos shkojnë në qendrat e votimit të dielën. Midis atyre kategorive që kanë më shumë gjasa të bojkotojnë, votuesit e rinj duket se janë më të zhgënjyer nga politika sesa të moshuarit.

Në sondazhin e fundit të Ipsos France, të kryer në një kampion shumë të madh (12,600 persona), 40% e njerëzve të moshës 18-24 vjeç ka të ngjarë të bojkotojnë, që do të arrinte në më shumë se 2 milionë vota. Kjo përqindje rritet në 45% për moshat 25-34 vjeç dhe ka të bëjë me 2.2 milionë votues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!