Ish-kapiteni i Giallorossi-t – raporton edicioni online i Corriere dello Sport, pasditen e sotme do të rikthehet në tribunat e stadiumit që prej tridhjetë vitesh jeton si protagonist për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së Mourinhos kundër Interit të Simone Inzaghit.
Pikërisht 769 ditë pas ndeshjes së fundit të përjetuar si spektator, ishte 27 tetor 2019, Totti së bashku me djalin e tij Cristian ndoqën ndeshjen e Romës kundër Milanit pesë muaj pas largimit nga klubi Giallorossi.
Në stadium do të jenë edhe Dan dhe Ryan Friedkin të cilët do të takojnë Tottin, të paktën publikisht, për herë të parë./h.ll/abcnews.al