Pothuajse 65% e Francës është vendosur në gatishmëri pas alarmit të pushtimit të mushkonjave agresive tigër, që njihen si transportuese të një sërë sëmundjeve.
Duke përfshirë këtu ethet tropikale, virusit chikungunya dhe virusit Zika. Ky alarm vjen në një kohë kur vendi ende nuk ka dalë nga bllokimi për shkak të koronavirusit e kur SHBA-të po përballen me një problem të ngjashëm të insekteve të rrezikshme. Por në këtë rast bëhet fjalë për grerëzat gjigande aziatike.
Mushkonja tigër, e quajtur kështu për shkak të shiritave të bardhë në trup dhe në këmbë, pëlqen lagështirën dhe nxehtësinë dhe preferon të parin gjakun e njeriut sesa të ushqehet nga kafshët, raporton RT.
OBSH ka konfirmuar që mushkonja nuk transmeton koronavirusin.Ekspertët këshillojnë që të mbajnë ajrin e kondicionuar, të veshin rroba të lirshme, të përdorin ilaç kundër insekteve e të shmangin ujërat e ndenjura pranë shtëpive e bizneseve.Autoriteti i Përgjithshëm Shëndetësor i Francës raporton se popullsia e mushkonjave tigër në vend është dyfishuar në dy vitet e fundit.
Insekti filloi pushtimin e Europës në fillim të viteve 2000, duke hyrë në Francë në vitin 2006. Rreth 22 raste të etheve tropikale dhe 31 raste chikungunya janë regjistruar që nga viti 2010.