Francë, zjarret djegin mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore

schedule12:06 - 19 Gusht, 2024

schedule 12:06 - 19 Gusht, 2024

Mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore janë djegur në zjarret në rajonin Herault të Francës.

Sipas lajmit të BFMTV, një zjarr shpërtheu në dy lokacione në provincën Herault në bregun jugor të vendit, njëri në Massif de la Gardiole dhe tjetri në qytezën Nissan-lez-Enserune.

Ndërsa 450 zjarrfikës kanë mbështetur me helikopter përpjekjet për shuarjen e zjarrit në qytezën Gigean, që ndodhet në Massif de la Gardiole, bëhet e ditur se flakët që mbërritën pranë autostradës A9 u vendosën nën kontroll.

Për shuarjen e zjarrit është shfrytëzuar edhe uji nga disa pishina private në Frontignan dhe pavarësisht të gjithë ndërhyrjes është djegur një sipërfaqe prej 340 hektarësh.

Në anën tjetër vihet në dukje se gjatë natës ka rënë zjarr edhe në Nissan-lez-Enserune, 60 kilometra larg Gigean. Përpjekjet e ndërhyrjes për zjarrin në Nissan-lez-Enserune vazhdojnë me 220 zjarrfikës, 2 helikopterë dhe një avion zjarrfikës.

Deri më tani është djegur një sipërfaqe mbi 60 hektarë. Prefektura Herault njoftoi se në zonat e kërcënuara nga zjarri janë kryer proceset e evakuimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!