Francë, tensionohet protesta e qytetarëve

schedule12:04 - 17 Nëntor, 2018

schedule 12:04 - 17 Nëntor, 2018

Një protestues është vrarë nga përplasja me makinë gjatë manifestimit kundër rritjes së çmimit të karburanteve në Francë. Në të gjithë vendin janë organizuar protesta që konsistojnë kryesisht me bllokimin e rrugëve.

Një manifestues i “jelekëve të verdhë” që po bllokojnë rrugët në Francë është “përplasur dhe vrarë nga një automobilist” në Savoie, në Francën juglindore, në Pont-De-Beauvoisin. Kjo është raportuar nga Ministria e Brendshme. Shoferja ishte një nënë që po dërgonte vajzën e saj tek mjeku kur ajo u bllokua nga protestuesit që e rrethuan duke u hedhur mbi makinë. Gruaja, e kapur nga paniku, shtoi gazin dhe shtypi një demonstrues. Tani ajo është ndaluar nga policia dhe gjendet akoma e tronditur për incidentin.

Mobilizimi nisi në Francë kundrejt rritjes së çmimeve të benzinës (katër centë në litër) dhe naftës (shtatë cent për litër), dhe programit të qeverisë për rritje të mëtejshme të taksave. Lëvizja e lindur në rrjetet sociale, ndoshta është koordinuar nga Fronti Kombëtar sipas akuzave të disa politikanëve. Edhe pse bëhet fjalë për një protestë spontane, atyre që duan të marrin pjesë në një nga 1.500 eventet e organizuara në të gjithë vendin u kërkohet që të veshin jelekët dallues me ngjyrë të verdhë.

Midis formave të ndryshme të protestës ka bllokime të rrugëve dhe të ashtuquajturat operacione kërmilli, në të cilat shoferët vozisin me një shpejtësi të reduktuar veçanërisht për të ngadalësuar trafikun. Kryeministri Edouard Philippe parashikoi masa për të ndihmuar shoferët, duke përfshirë një kredi prej 4,000 eurosh për familjet në nevojë për të zëvendësuar makinat me naftë të modelit të vjetër. Por ministri i brendshëm Christophe Castaner urdhëroi ndërhyrjen e forcave të sigurisë për të parandaluar bllokimin e trafikut. Mbi 800 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion online kundër rritjes së çmimit të karburantit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!