Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Francë, stërviten qen për të nuhatur aromën e personave të infektuar me Covid 19

schedule20:15 - 24 Prill, 2020

schedule 20:15 - 24 Prill, 2020

Veterinerët në Francë kanë marrë përsipër të kryejnë një eksperiment për të parë nëse qentë janë të aftë të nuhasin personat e infektuar me koronavirus. Eksperimenti do të kryhet javën e ardhshme në bashkëpunim me një spital në Paris

A mund të nuhasin qentë aromën e koronavirusit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, një veteriner francez, në Paris, do të nisë javën e ardhshme një eksperiment në shkollën e veterinarisë së Alfort në bashkëpunim me një spital në zonë.

Për televizionin francez BFMTV, kreu i shërbimit veterinar të zjarrfikësve, Dominik Grandzhan, u shpreh se ideja qarkullon prej disa javësh.

Kjo duke u mbështetur në një praktikë të kryer disa vjet më parë në një universitet të Alabamës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë kohë u verifikua se mund të diagnostikoheshin sëmundje virale tek derrat me anë të nuhatjes së qenve.

Në këtë mënyrë menduam se nëse virusi lë gjurmë të tilla që mudn të nuhaten nga qentë, tek kafshët, atëherë nuk ka arsye pse të mos e bëjë këtë dhe tek njerëzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!