Francë/ Si e djathta ekstreme po rritet falë TikTok

schedule14:58 - 13 Qershor, 2024

schedule 14:58 - 13 Qershor, 2024

Me një tërheqje të madhe mes të rinjve, platforma TikTok është bërë një mjet vendimtar për politikanët dhe ngre pyetje në lidhje me rolin dhe ndikimin e saj në zgjedhjet e fundit europiane.

“Unë e kisha nënvlerësuar fuqinë e TikTok ,” tha udhëheqësja e Ecolist Marie Toussaint pas rezultateve të zgjedhjeve europiane të së dielës.

Duke arritur një rezultat rekord prej 31.37% të votave, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë investuan në 1.5 milionë përdoruesit e TikTok për të fituar audiencën e re.

Falë videove të shumta me çaste të fushatës zgjedhore apo pjesëve të zgjedhura me kujdes nga fjalimet, presidenti i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardela, u bë figura e tretë politike me numrin e ndjekësve në TikTok, pas presidentit të Francës Emmanuel Macron me 4.5 milionë ndjekës dhe Jean-Luc Mélenchon, me 2.4 milionë ndjekës.

E djathta ekstreme është grupi politik që përdor TikTok më shumë se kushdo tjetër.

“Është diçka që ne e shohim në Gjermani me Maximilian Kra (ish-kreu i koalicionit të partisë së ekstremit të djathtë AfD). Ai përdor llogarinë e tij për të dhënë një mesazh.

Përdoruesit e TikTok po merren gjithashtu me një algoritëm që “priret të përfshijë në flluska ideologjike më shumë se mediat e tjera sociale”.

Për Véronique Reille-Soult, presidente e Backbone Consulting, një kompani e menaxhimit të krizave dhe specialiste në analizën e opinionit publik, fenomeni shtrihet përtej “fushatës së suksesshme të thjeshtë në TikTok “.

Rrjeti “dhe algoritmi i tij ju bëjnë të shihni informacione që nuk janë realiteti që jetoni çdo ditë. Ju shihni imazhe dhe informacione, që ju bëjnë të imagjinoni një realitet që është shumë larg jush.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!