Francë/ Ndërron jetë polici që u plagos gjatë pengmarrjes

schedule10:37 - 24 Mars, 2018

schedule 10:37 - 24 Mars, 2018

Arnaud Beltrame, agjenti francez i policisë, i cili mbeti i plagosur në sulmin terrorist të së premtes në supermarket, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ai ishte vetëofruar të shkëmbehej me një nga pengjet.

Ka ndërruar jetë agjenti i policisë, hero që ishte vetëofruar në vend të një gruaje që ishte marrë peng nga terroristi në Trebe të Francës. Ai quhej Arnaud Beltrame, 45 vjeç. Presidenti francez, Emanuel Macron, shprehu ngushëllimet e tij, duke thënë se koloneli kishte ndërruar armën dhe vendin e tij dhe se e gjithë Franca lutet për të. Agjenti mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit të së premtes në supermarket, ku një 25 vjeçar maroken mori peng klientët dhe deklaronte se ishte pjesë e ISIS.

Nëna e agjentit u shpreh se i biri do i thoshte se kishte bërë punën e tij. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ajo tha se djali i saj kishte qenë gjithnjë i tillë duke bërë çdo gjë për atdheun, që kur ka lindur. Ajo madje shtoi se sapo kishte dëgjuar që një agjent policie ishte vetëshkëmbyer me një peng, ajo e kishte kuptuar se bëhej fjalë për djalin e saj.

Sipas mediave vendore, Beltrame para pak ditësh kishte organizuar një ushtrim me njerëzit e tij, duke simuluar pikërisht një sulm terrorist në një supermarket./abcnews.al