Këshilli i Shtetit francez ka miratuar ndalimin e veshjes së abajas në shkolla për nxënëset myslimane. Kjo masë hyri në fuqi më 5 Shtator dhe është mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron, i cili shpjegoi se “shkolla është laike dhe nuk ka vend për shenja fetare”.
Qeveria njoftoi muajin e kaluar se po ndalonte abajat në shkolla. Kjo lëvizje gëzoi të djathtën politike, por e majta argumentoi se përfaqësonte një fyerje ndaj lirive civile.
“Janë 513 institucione që ne i kemi identifikuar si potencialisht shqetësuese nga kjo çështje në fillim të vitit shkollor,” tha ministri i Arsimit Gabriel Attal të hënën.
Ai tha se është bërë punë para fillimit të vitit shkollor për të parë se në cilat shkolla kjo mund të paraqesin problematika. Ka rreth 45,000 shkolla në Francë, me 12 milionë nxënës që u kthyen në shkollë të hënën./abcnews.al