Polemikat kanë shpërthyer në Francë pasi policia hyri në ambientet e një shkolle dhe arrestoi një 14 vjeçar, në klasën e tij për bullizëm. I mituri u arrestua nga 5 policë, të cilët e nxorën nga klasa e tij dhe e futën në makinë, në shkollën e mesme që ndodhet në rrethinat e Parisit.
Ndërhyrja e policisë erdhi pasi 14 vjeçari kishte bullizuar me fraza të dhunshme, fyerje dhe kërcënime një 15 vjeçare trans. Madje ai kishte shkuar dhe më tej, ku kishte shkruar në Instagramin e klasës “do të vrasim”.