Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar me 12 vota pro dhe 10 kundër kërkesën e deputetëve të së majtës, për nisjen e procesit të fajësimit të Emmanuel Macron.
Më pas do të ketë një debat në komisionin ligjor të Kuvendit Kombëtar.
Megjithatë, shumica e analistëve politikë francezë janë dakord me vlerësimin se është pothuajse e pamundur që ky proces të çojë në shkarkimin e presidentit aktual, i cili mund të kryhet vetëm në rast se miratohet nga dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit.
Kryeministri në detyrë Gabriel Atal deklaroi se kjo është një shpallje lufte ndaj institucioneve të Republikës Franceze, ndërsa nga e djathta ekstreme, Marine Le Pen tha se procesi i fajësimit të presidentit francez do të dështojë për shkak të përçarjeve të shumta tek e majta.
/abcnews.al