Asamblea Kombëtare e Francës i ka hequr imunitetin parlamentar kryetares së Frontit Nacional Marinë Lë Pen. Ky vendim lidhet me një hetim që është hapur kundër 49-vjeçares, pasi kjo e fundit kishte shpërndarë në profilin e saj në tëiter imazhe të një ekzekutimi nga ISIS.
Hetimi kundër Lë Pen është hapur për akuzën e “shpërndarjes së imazheve të dhunshme”. Kryetarja e Frontit Nacional shpërndau 3 fotografi me tekstin “Ky është ISIS!” duke treguar viktima të ndryshme të vrarë nga Shteti Islamik, mes të cilëve edhe një gazetar amerikan.
Ndërkohë, vetë Lë Pen e konsideron heqjen e imunitetit si “vendim të marrë në bazë politike”. Ajo thotë se në Francë është më mirë të jesh një xhihadist i sapokthyer nga Siria se sa një politikan. Drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë rrezikon deri në 5 vite heqje lirie në bazë të akuzës./abcnews.al
Francë, Asamblea Kombëtare i heq imunitetin Marine le Pen
schedule22:12 - 8 Nëntor, 2017
schedule 22:12 - 8 Nëntor, 2017