Francë, 26 vjeçari vritet në një shkëmbim zjarri me policinë

schedule09:22 - 8 Shkurt, 2024

schedule 09:22 - 8 Shkurt, 2024

Një 26-vjeçar ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri me policinë, mbrëmjen e së mërkurës, në një qytet të Francës. Më konkretisht, gjithçka nisi kur një grua pasi pa ish-partnerin e saj 26-vjeçar pas derës së banesës së saj, thirri policinë.

Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, burri hapi zjarr ndaj tyre dhe efektivët e qëlluan atë për vdekje.

Një nga policët është në gjendje shoku.

Gruaja që lajmëroi policinë kishte fituar kujdestarinë e fëmijës së tyre më 18 janar.

Autori 26-vjeçar ishte i njohur për autoritetet për dhunë në familje në të kaluarën.

/abcnews.al