Franca vendos të aplikojë vaksinën Johnson & Johnson kundër Covid-19

schedule17:23 - 14 Prill, 2021

schedule 17:23 - 14 Prill, 2021

Franca ka vendosur përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19.

Pavarësisht pezullimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franca ka vendosur për administrim të kësaj vaksine.

Zëdhënësi i qeverisë njoftoi se Franca ka marrë dërgesën e parë prej 200, 000 dozash.

Ndërkohë deri në fund të muajit pritet që të marrë 600,000 doza të vaksinës J&J.

Procesi i vaksinimit është kritikuar se po zhvillohet në mënyrë të ngadaltë, ndërsa autoritetet shëndetësore synojnë përshpejtimin e vaksinimit me qëllim që deri në mes të qershorit 30 milion njerëz të kenë marrë një dozë të vaksinës Covid-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!