Franca ul moshën për marrjen e patentës, shoferët mund të jenë që 17 vjeç

schedule12:15 - 21 Qershor, 2023

schedule 12:15 - 21 Qershor, 2023

Në vitin 2024, qeveria franceze do të ulë kufirin e moshës për vozitje të pavarur në 17 vjeç, në vend të 18 viteve aktualë, tha sot kryeministrja Elizabeth Bourne.

Nga janari i vitit 2024 do të mund të aplikohet për patentë shoferi në moshën 17-vjeçare, siç ka qenë deri më tani, por shoferët do të mund të lëvizin vetë menjëherë, ndërsa tani është e mundur që nga mosha 18 vjeçare.”, tha kryeministrja, duke shtuar se nga kjo masë do të përfitojnë të rinjtë që shkojnë në praktikë dhe vazhdojnë shkollimin.

Ndihma prej 500 eurosh, e cila u jepet të rinjve mbi 18 vjeç për financimin e patentë shoferit, do të shtrihet edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale.

Disa shoqata shprehën pakënaqësi për shpalljen e një vendimi të tillë, pasi që shumica e aksidenteve në trafik ndodhin tek të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç.

Është e kundërta e asaj që duhet bërë për të përgjysmuar numrin e vdekjeve në rrugë deri në vitin 2030”, tha një shoqatë që avokon për uljen e aksidenteve në trafik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!