Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara tha se sulmet ajrore në Liban duhet të ndalen menjëherë, pasi Izraeli shënjestroi selinë e Hezbollahut në Bejrutin jugor.
“Sulmet në shkallë të gjerë që ndodhën sot në periferitë jugore të Bejrutit sollën shkatërrim dhe shkaktuan shumë viktima.
Kjo duhet të ndalet menjëherë,” tha Nicolas de Riviere në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ushtria izraelite kreu sulmin e parë ajror në Bejrut më 20 shtator dhe pavarësisht përpjekjeve të fuqive perëndimore për të arritur një armëpushim, Tel Avivi tha se nuk do të pajtoheshin me të.
/abcnews.al