Franca, Spanja dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për tubacion të përbashkët për furnizim me gaz

schedule03:19 - 21 Tetor, 2022

schedule 03:19 - 21 Tetor, 2022

Franca, Spanja dhe Portugalia njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje për të ndërtuar një tubacion energjie që lidh gadishullin Iberik me pjesën tjetër të Evropës.

Projekti i ri, të cilin kryeministri Sanchez e quajti një “Korridor të Energjisë së Gjelbër”, do të zëvendësojë planin e mëparshëm të quajtur “MidCat” të propozuar një dekadë më parë, por u pezullua në vitin 2019 për shkak të çështjeve rregullatore dhe mungesës së financimit.

Ne kemi rënë dakord të zëvendësojmë modelin MidCat me një dizajn të ri, i cili do të quhet Korridori i Energjisë së Gjelbër dhe do të lidhë Gadishullin Iberik me Francën”, shpjegoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pas mbërritjes së tij në Bruksel për Samitin e liderëve evropianë kushtuar krizës energjetike.

Siç sqaroi ai, synimi është ndërtimi i një gazsjellësi që do të transportojë hidrogjen të pastër por edhe në një fazë kalimtare gazin “që i nevojitet tregut europian të energjisë”.

Sanchez , presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri portugez Antonio Costa do të takohen më 8 dhe 9 dhjetor në Alicante për të finalizuar marrëveshjen.

Ministria e Energjisë e Spanjës tha gjithashtu se Madridi dhe Parisi kishin rënë dakord të përshpejtonin ndërlidhjen e rrjeteve të tyre të energjisë elektrike përmes Gjirit të Biscay./abcnews.al/