Franca: S’ka asnjë marrëveshje në horizont për armëpushim në Ukrainë

schedule21:55 - 22 Mars, 2022

schedule 21:55 - 22 Mars, 2022

Nuk ka asnjë marrëveshje në horizont për një armëpushim në Ukrainë, thanë zyrtarët francezë në një deklaratë pasi presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij rusë dhe ukrainas me secilin veçmas sot.

“Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje, por Presidenti Macron mbetet i bindur për nevojën për të vazhduar përpjekjet e tij”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe: Putin flet në telefon me Macronin

“Nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit dhe negociatave me mirëbesim midis Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ai.

Telefonata mes Macron dhe presidentit rus Vladimir Putin ka zgjatur për një orë, sipas Pallatit të Élysés.

Duke përfshirë telefonatat sot, Macron ka folur me Putinin tetë herë dhe me Zelenskyn 17 herë që nga fillimi i pushtimit rus muajin e kaluar, sipas llogaritjes së CNN.

Zhvillimet kryesore të luftës Rusi –Ukrainë sot

Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës: SHBA dhe NATO besojnë se Bjellorusia mundet “së shpejti” t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, thonë zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s për CNN. Ka gjithnjë e më shumë “gjasa” që Bjellorusia të hyjë në konflikt, tha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s.

Ukrainasit luftojnë për të rimarrë territorin: Forcat ukrainase tani janë përpjekur të rimarrin territorin që rusët kishin fituar në ditët e fundit, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, duke i quajtur ata “të aftë dhe të gatshëm” për ta bërë këtë.

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv , një qytet 30 milje në perëndim të Kievit, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të martën. Ndërkohë, kryebashkiaku i Boryspil , një qytet në lindje të kryeqytetit, po u bën thirrje banorëve të largohen, duke thënë se “luftimet tashmë janë duke u ndezur rreth rajonit” në një deklaratë video të postuar në Facebook.

Furnizimet drejt fundit: Disa qytete në Ukrainë nuk kanë ushqim për më shumë se tre ose katër ditë , tha të martën agjencia e ndihmës Mercy Corps, duke paralajmëruar se sistemi humanitar në vend “është tërësisht i prishur”.

Furnizimet ushqimore dhe mjekësore pothuajse kanë mbaruar në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Refugjatët: Më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

Rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë ikur nga lufta në Ukrainë në Poloni kërkojnë mbështetje për çrregullime të shëndetit mendor dhe 30,000 vlerësohet të kenë probleme të rënda të shëndetit mendor, tha të martën përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Poloni.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!