Pas Anglisë, është Franca skuadra e dytë europiane që siguron biletën direkte për në finalet e “Botërorit 2026”, një ndeshje përpara mbylljes së sazës kualifikuese në grupe.
Nënkampionët e botës vuloësn kualifikimin me fitoren 4-0 kundër Ukrainës në sfidën e pestë në Grupin D.
Rezultati jep përshtypjen e një ndeshje të lehtë, por në të vërtetë ajo u zgjidh vetëm në pjesën e dytë. Francezët dominuan, por golin e epërsisë e gjetën në minutën e 55-të me penalltinë e Mbappe.
Olise dyfishoi shifrat, përpara se sulmuesi i Real Madrid të shënonte golin e tretë dhe të dytin personal.
Vetëm dy minuta nga fundi I kohës së rregullt, Ekitike plotësoi “pokerin” francez që I bashkohet favoritëve në finalet e Botërorit.
Duhet të presë Portugalia, që bashkë me Cristiano Ronaldo kaloi një mbrëmje të errët në Dublin, ku u mund 2-0 nga Irlanda në sfidën e grupit F.
Vendasit mbyllën pjesën e parë në epërsinë e dyfishtë me golat e shënuar nga Perrot në minutën e 17’ dhe 45’. Ndryshe nga e shkuara, CR7 ishte protagonist negativ, pasi la fushën me karton të kuq në minutën e 59-të, duke i hequr forcë dhe kualitet reagimit të luzitanëve. Me këtë humbje, Portugalia mbetet në vendin e parë, ndërsa duhet të presë ndeshjen e fundit për të siguruar kualifikimin.
Krejt i ndryshëm është diskutimi për Italinë. Pasi mungoi në dy Botërorët e fundit, skuadra e kaltër pritet të hyjë nga dera e pasme në turneun e ardhshëm, pasi me shumë mundësi do të luajë në plej off. Italianët fituan 2-0 në fushën e Moldavisë në grupin I, falë golave të vonë të Mancinit dhe Pio Espozito, por gjithsesi mbeten tre pikë larg kryesuesëve të Norvegjisë.
Nordikët e udhëhequr edhe një herë nga Erling Haland fituan 4-1 ndaj Estonisë, duke ruajtur kryesimin me pikë të plota.
Matematika le të hapur garën për vendin e parë, por në sfidën e fundit direke mes Italisë dhe Norvegjisë, skuadra e Gatuzzo duhet të fitojë me nëntë gola diferencë për të bërë një rrokadë në krye. Një mision thuajse i pamundur…

