Franca shtron tapetin e kuq për Mbretin Charles dhe Camilla, monarku britanik nis sot vizitën 3-ditore

schedule11:13 - 20 Shtator, 2023

schedule 11:13 - 20 Shtator, 2023

Emmanuel Macron dhe Mbreti Charles po përpiqen të forcojnë lidhjet franko-britanike, me monarkun britanik i cili ndodhet në një vizitë të profilit të lartë në Paris dhe Bordeaux.

Vizita shtetërore e monarkut britanik ofron mundësi për të forcuar lidhjet Mbretëri e Bashkuar-Francë. Charles dhe mbretëresha Camilla do të priten nga kryeministrja Elisabeth Borne në aeroportin Paris-Orly, përpara se të nisen në qendër të qytetit për një ceremoni në Arc de Triomphe në prani të Macron dhe gruas së tij, Brigitte.

“Vizita tregon “lidhjet e thella historike që bashkojnë dy vendet tona. Është gjithashtu një mundësi për të shfaqur përsosmërinë kulturore, artistike dhe gastronomike të Francës”, tha presidenca franceze.

Emmanuel Macron dhe Mbreti Charles do të darkojnë në Pallatin e Versajës sonte në një vizitë shtetërore tre-ditore të monarkut britanik që shënon rivendosjen  vendimtare të  marrëdhënieve dypalëshe pas prishjes pothuajse totale të besimit gjatë udhëheqjes së Boris Johnson.

Në Pallatin Elysee, mbreti britanik dhe presidenti francez do të diskutojnë luftën në Ukrainë, grushtet e shtetit në rajonin Sahel të Afrikës dhe sfidat e inteligjencës artificiale.

Gjatë vizitës së tij, mbreti do t’u drejtohet gjithashtu ligjvënësve francezë në Senat, do të shikojë punën e restaurimit në Katedralen Notre Dame, do të takohet me drejtues biznesi për të diskutuar mbi biodiversitetin në Muzeun e Historisë Natyrore dhe do të udhëtojë në Bordo, ku do të takojë punonjësit e urgjencës dhe komunitetet e prekura nga zjarret e vitit 2022.

Vizita do të zhvillohej në mars, por u shty për shkak të protestave masive për shkak të reformës së pensioneve.

Vizita e mbretit shihet si një vazhdim i “fuqisë së butë” që Rishi Sunak përdori për të përmirësuar marrëdhëniet Paris-Londër në një samit vendimtar franko-britanik në fillim të këtij viti, i cili diskutoi çështje të tilla si kriza e emigrantëve që rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar Kanalin me varka të vogla.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!