Franca shtrëngon masat për festat e fundvitit, mbyllen klubet e natës  

schedule22:10 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 22:10 - 6 Dhjetor, 2021

Qeveria franceze ka vendosur mbylljen e klubeve të natës për katër javët e ardhshme, për të reduktuar përhapjen e koronavirusit, në funksion të ngjarjeve festive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Kryeministri Jean Castex ka njoftuar se do të dëmshpërblehen pronarët e klubeve të natës dhe diskotekave, si dhe kompanitë e eventeve.

Castex gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë kontaktet e tyre sociale, por sqaroi se aktualisht nuk ka asnjë arsye për vendosjen e shtetrrethimit ose ndalimit gjatë natës.

Vala e pestë e pandemisë “kërkon masa të reja”, shpjegoi kryeministri francez, duke theksuar se numri i rasteve është ende i lartë, por situata është më e mirë krahasuar me vitin e kaluar, sepse janë vaksinuar 52 milionë francezë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!