Franca ka raportuar 4 raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca në vetëm 13 ditë, dy prej të cilëve humbën jetën. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit me AstraZeneca, janë raportuar 34 raste të mpiksjes së gjakut, 11 prej të cilave ishin fatale.
Që nga 6 maji, janë administruar më shumë se 4,068,000 doza të vaksinës, sipas Agjencisë Franceze të Barnave (ANSM). Katër rastet e reja përfshijnë dy gra të moshës 60-70 vjeç dhe dy burra të moshës 50-60 vjeç.
Nga 19 Marsi, vaksina AstraZeneca u miratua vetëm te personat e moshës mbi 55 vjeç./abcnews.al