Franca pranon bashkëpunimin me Italinë për emigrantët

schedule18:57 - 15 Shtator, 2023

schedule 18:57 - 15 Shtator, 2023

Franca pranoi të premten të punojë me Italinë për të marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të frenuar valën e emigrantëve që vërshojnë ishullin Lampedusa.
OKB-ja dhe agjencia e saj e refugjatëve i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndajë detyrën e kujdesit për emigrantët dhe në këtë mënyrë të lehtësojë shtetet kufitare. Pothuajse 7 mijë emigrantë mbërritën në ishullin italian të Lampedusas këtë javë, më shumë se sa ka banorë të ishullit.

Emigrantët transportohen gradualisht në Siçili me anije dhe aeroplan. Sot në qendrën e pritjes ishin 3800. “Dua t’u them miqve tanë italianë sinqerisht se besoj se është përgjegjësi e Bashkimit Evropian, i gjithë Bashkimit Evropian, të qëndrojë pranë Italisë”, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!