Franca përmes kamerave do të monitorojë kush nuk vë maska

schedule19:52 - 4 Maj, 2020

schedule 19:52 - 4 Maj, 2020

Franca pritet që me 11 majë të nisë me lehtësimin e masave kufizuese ndaj qytetareve të vendosura prej javësh në kuadër të mbrojtjes nga koronavirusi. Autoritet franceze kanë bërë me dije se për të monitoruar situatën dhe ndërshkuar qytetarët e pabindur do të përdorë kamerat e vëzhgimit.

Përmes këtyre kamerave pritet që të monitorohen se sa njerëz kanë vënë maskat dhe kush nga ta po e respekton distancën sociale.

Qyteti turistik Cannes në Francë, ka prezantuar programin monitorues, i cili do të instalohet në tregjet e jashtme dhe në autobusë. Ende nuk dihet se cilat qytete tjera do ta miratojnë këtë mbikëqyrje dixhitale.

Nga firma franceze Datakalab thonë se kjo metodë nuk shkel ligjin e të dhënave të BE-së për privatësinë. Ndërkohë deri më tani në Francë 24 895 persona kanë humbur jetën, ndërsa 168 693 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!