Franca: Përjashtimi i Rusisë nga Swift është zgjidhja e fundit

schedule10:57 - 25 Shkurt, 2022

schedule 10:57 - 25 Shkurt, 2022

Ministri i financave të Francës, Bruno Le Maire, ka deklaruar se përjashtimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare Swift ishte zgjidhja e fundit, shkruan The Guardian

Bashkimi Europian dhe SHBA-ja vendosën të mos përjashtojnë Rusinë nga programi Swift, si pjesë e sanksioneve të ashpra të miratuara  të enjten në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Përpara takimit të ministrave të financave të eurozonës, Le Maire tha:

“Kjo është zgjidhja e fundit,por është një nga opsionet që mbetet në tryezë.


Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonytė tha se diskutimi për përjashtimin e Rusisë nga Swift mbetet ende një alternativë: “Ne e dimë se kush nuk është dakord dhe do të vazhdojmë të negociojmë me ta”.

Situata vazhdon të tensinohet pasi qeveria e Ukrainës tha se aleatët perëndimorë do të ishin fajtorë nësë nuk do të përjashtonin Rusinë nga Swift. Kreu i komitetit të punëve të jashtme të Bundestagut, Norbert Röttgen, i ka kërkuar Gjermanisë që të rimendojë edhe njëherë vendimin në lidhje me Swift.

/abcnews.al