Këtë të mërkurë rastet e reja në Francë kanë njohur shifra të larta, po ashtu edhe numri i personave në kujdesin intensiv ka pësuar rritje.
Autoritetet franceze janë shprehur se COVID-19 po përhapet me shpejtësi.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan pozitiv me COVID-19 7,017 raste të reja duke çuar numrin e përgjithshëm në 293,024.
Gjithashtu numri i të rinjve të prekur me koronavirus ka njohur rritje.
Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në Francë ka arritur në 30,686./abcnews.al/