Bjellorusia mund të përballet me më shumë sanksione të rënda nga Perëndimi, nëse vazhdon përfshihet në konfliktin Rusi-Ukrainë, tha sot ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna në një stacion radiofonik në Paris.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të hënën ne kishte urdhëruar vendosjen e trupave ushtarakë krah forcave ruse në Ukrainë,
Bjellorusia justifikoi veprimin e saj, duke thënë se vendosja e ushtrisë në Ukrainë vjen si përgjigje ndaj Kievit, pasi Bjellorusia ndihet e kërcënuar nga ushtria e Zelenskyt.
Komentet e bëra nga Lukashenko, i cili është në pushtet në Bjellorusi që prej vitit 1994, tregojnë për një përshkallëzim të mundshëm të mëtejshëm të luftës në Ukrainë, ndoshta me një aleancë të përbashkët ruso-bjelloruse në Ukrainën veriore./abcnews.al/