Ambasadori i Francës në OKB, Nicolas de Riviere, thotë se gjuha në projekt-rezolutën e SHBA për një armëpushim në Gaza nuk ishte “mjaft e fortë”.
“Nëse e bëni armëpushimin të varur nga lirimi i pengjeve, ju rrezikoni të keni mijëra e mijëra vrasje të tjera në Rripin e Gazës në javët dhe muajt në vijim”, tha de Riviere për Al Jazeera.
“Kështu që ju duhet lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i pengjeve – por ju duhet një armëpushim tani. Duhet të ndalet. Ajo që po ndodh tani është krejtësisht në kundërshtim me Konventat e Gjenevës”.
I dërguari francez tha se gjuha e draftit mbi planin e Izraelit për të sulmuar Rafahun ishte “e dobët gjithashtu”.
“Duhet t’i shpjegoni Izraelit se një operacion në Rafah është jashtë kufijve. Është një vijë e kuqe dhe këtë e kanë thënë edhe shumë drejtues. Kjo duhet të jetë në rezolutë.”/abcnews.al