Franca ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave ekstreme që kanë goditur vendin.
Në të njëjtën gjatësi vale dhe vende të tjera evropiane si Spanja dhe Portugalia, janë në mes të temperaturave ekstreme dhe zjarreve.
Për Francën, termometri parashikohet të rritet ndjeshëm në 15 rajone në juglindje, ndërkohë që në të njëjtën kohë zjarrfikësit po luftojnë me flakët në shumë zona dhe banorët e rrezikuar po evakuohen nga banesat e tyre.
Zjarret kërcënuese të ditëve të fundit në Francë kanë detyruar më shumë se 24 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. /abcnews.al