Franca në prag të formimit të qeverisë së re

schedule22:37 - 19 Shtator, 2024

schedule 22:37 - 19 Shtator, 2024

Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri Michel Barnier pritet ta paraqesë kabinetin e tij para presidentit Emmanuel Macron.

Macroni e emëroi Barnierin kryeministër të vendit para dy javëve.

Barnier, ish-kryenegociator i BE-së për Brexit-in, ka hasur në vështirësi për ta formuar Qeverinë e re, për shkak të dallimeve të mëdha mes partive politike.

Zgjedhjet e parakohshme të thirrura nga Macroni në korrik nuk dhanë fitues të qartë, i cili do të mundë ta formonte Qeverinë e re vetë, duke e lënë Francën në duart e një qeverie të përkohshme.

Tani i takon Macronit ta miratojë kabinetin e Barnierit.

BFM TV raportoi se Barnier e ka propozuar konservatorin Bruno Retailleu për ministër të Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot për ministër të Jashtëm.

Sebastien Lecornu do ta mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, sipas BFM TV, derisa ligjvënësi 33-vjeçar, Antoine Armand do ta marrë një post të lartë, të paspecifikuar, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it.

Ai ka qenë nën trysni për ta formuar Qeverinë e re pasi deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!