Franca ndalon përdorimin e kafshëve të egra për shfaqjet në cirk. Ministria për tranzicionin ekologjik në vend,theksoi se brenda pesë vitesh nuk do të ketë më spektakle të tilla, që konsiderohen tradita e cirkut.
Nuk do të ketë më ecje në dy këmbë, lojëra me top apo hedhje në rrathë me zjarr. Franca vendos të ndalojë cirkun tradicional: nuk do të ketë më kafshë të egra brenda 2025-ës. Lajmi u konfirmua nga ministrja franceze për tranzicionin ekologjik, Pompili.
Ajo shtoi se po aplikohen një sërë masash për të favorizuar mirëqenien e faunës së egër. Me reformën e re do të ndalohet futja apo riprodhimi i delfinëve në tre parqet ujore të mëdha të vendit.
Një luftë kjo e ministres franceze që nuk ka të bëjë vetëm me spektaklet në cirqe, pasi brenda pesë viteve synohet të ndalohet dhe rritja e kafshëve me pellush për shfrytëzimin e lëkurës së tyre.
Ajo theksoi se epoka në të cilën jetojmë ka ndryshuar mënyrën se si e shohim botën e kafshëve të egra dhe të drejtën e tyre për të qenë të lirë në natyrë./abcnews.al