Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca miraton ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

schedule11:59 - 14 Nëntor, 2019

schedule 11:59 - 14 Nëntor, 2019

Kuvendi Kombëtar i Francës pritet të debatojë dhe miratojë më 21 nëntor Propozim-ligjin për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ministria franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme ka thënë se aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO “do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të Aleancës në tërësi.

Propozim-ligji i Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme me të cilin ratifikohet Protokolli i NATO-s për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tashmë është miratuar nga Senati në Paris më 17 tetor, ndërsa tani është në procedurë parlamentare në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Kuvendi Kombëtar. Pas debateve të komisioneve, ligji i propozuar do të jetë në seancë kuvendore më 21 nëntor, kur pritet edhe të miratohet. Ministria franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme ka thënë se aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO “do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të Aleancës në tërësi”. “Franca do të mbetet veçanërisht vigjilente lidhur me parimet kyçe të procesit të zgjerimit të NATO-s, ndërsa këto janë vlerësimet e arritjeve individuale të vendeve kandidate dhe kontributin e tyre për sigurinë e rajonit euroatlantik”, thekson ajo. Pas ratifikimit të Protokollit nga Franca,  mbetet miratimi edhe nga Parlamenti spanjoll, që pritet të ndodhë deri në fund të janarit. Kjo do të përfundonte ciklin e procesit të ratifikimit të dokumentit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s dhe Maqedonia e Veriut do të bëhej anëtarja e plotfuqishme e Aleancës./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!