Dhoma e ulët e parlamentit francez ka miratuar njëzëri një projekt-ligj që ndalon cigaret elektronike, në përpjekje për të mbrojtur të rinjtë dhe për të zbutur ndikimin negativ mjedisor të këtyre produkteve.
Projektligji u miratua me 104 vota pro dhe asnjë kundër. Projektligji i mbështetur më parë nga qeveria franceze, pasi të kalojë në dhomën e ulët, do t’i dërgohet Senatit, dhomës së lartë të parlamentit.
Ligji mund të hyjë në fuqi deri në shtator 2024.
/abcnews.al