Franca miraton dozën përforcuese për grupmoshat 12-17 vjeç, merret pas 3 muajsh

schedule11:36 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 11:36 - 24 Dhjetor, 2021

Franca ka njoftuar në prag të Krishtlindjeve se dozat përforcuese të vaksinës Covid-19 mund të merren tre muaj pas vaksinimit të plotë, në përgjigje të përhapjes së variantit Omicron në vend. Gjithashtu, sipas autoriteteve shëndetësore, edhe grupmoshat 12 deri në 17 vjeç do të mund të marrin dozën e tretë.

Franca ka regjistruar mbi 90 mijë raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi pandemisë Në bazë të situatës epidemiologjike, deri në fund të dhjetorit,  Franca pritet të shënojë 100 mijë në ditë, për shkak të përhapjes së Omicron.

78.1% e popullsisë franceze (52.686.872 persona) kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 76.5% janë plotësisht të vaksinuar ndërsa 21,742,825 persona kanë marrë dozën përforcuese.

/abcnews.al