Franca liron pershkarexhën britanike

schedule11:15 - 2 Nëntor, 2021

schedule 11:15 - 2 Nëntor, 2021

Britania e Madhe lënë të martë ka bërë me dije se Franca ka liruar anijen britanike të peshkimit, e cila u kap javën e kaluar në ujërat territoriale franceze.

Autoritetet britanike kanë përshëndetur vendimin e presidentit francez Emanuel Macron për të mos vendosur sanksione tregtare ndaj Londrës në vazhdën e mosmarrëveshjes së dy vendeve për të drejtat e peshkimit.

Mosmarrëveshja pas Brexit mbi licencat e peshkimit kulmoi të mërkurën e kaluar me kapjen e një anije peshkimi britanik, Cornelis Gert Jan, në ujërat territoriale franceze pranë portit të Le Havre.

Francezët sekuestruan Cornelis Gert Jan me arsyetimin se “nuk kishte lejet e nevojshme, megjithëse pronari i saj pretendon të kundërtën”.

Ndërkohë një ditë më parë Macron ka thënë se do të shtynte sanksionet tregtare në Britani në mënyrë që negociatorët nga të dyja palët të mund të përpunonin propozime të reja për të ulur tensionet mbi licencat e peshkimit në epokën pas Brexit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!