Shifra më e lartë e kërkesave për azil është regjistruar në Francë e cila në këtë mënyrë lë prapa Gjermaninë. Për këtë arsye qeveria franceze prezantoi një sërë masash për t’u përballur me këtë fluks kërkesash.
Arratisje dhe ndalesë: Pas kulmit të arritur në kërkesat për azil, të regjistruar në muajin nëntor Franca deklaron se do të rimarrë kontrollin e politikës së saj për emigrantët.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Franceze, Parisi në fakt është përpara Berlinit me 120 900 kërkesa për azil.
Lënia pas e Gjermanisë nga disa këndvështrime është simbolike, sipas ministrit të brendshëm francez Kastane, dhe lidhet në mënyrë të vecantë me faktin se Franca ka regjistruar shumë kërkesa të refuzuara nga vendet e tjera.
Katër vjet më parë, në kulm të krizës së emigrantëve dhe luftës në Siri, Berlini kishte 890 mijë kërkesa, dhjetë herë më shumë se fqinji francez. Shifra që kanë përmbysur njëra tjetrën pasi tashmë Parisi është në vend të parë.
Statistikat u publikuan menjëherë pas shpalosjes së planit të qeverisë për emigrantët nga ana e kryeministrit Édoard Filip.
Platforma programatike përmban rreth 20 propozime: përshpejtim të analizimit të kërkesave për azil, masa për largimin sapo një dosje të jetë refuzuar, hyrja në fuqi e një periudhe pritjeje prej tre muajsh për të qenë pjesë e asistencës sociale, mbulim shëndetësor nga 12 deri në 6 muaj pas skadimit apo refuzimit të lejes së qëndrimit si dhe hyrja në fuqi e kuotave për emigracionin profesional./abcnews.al