Franca kundër reformave të pensionit, ulet numri i mbështetësve të grevës

schedule11:54 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 11:54 - 24 Dhjetor, 2019

Vijon protesta në Francë kundër reformës së pensioneve. Një ditë më parë manifestuesit bllokuan metronë në stacionin Gar Dë Lion për rreth 20 minuta, një nga të paktat që funksionon në këto ditë protestash. Dhe kjo sepse është automatike. Manifestimet vijojnë ende ndërsa janë të shumtë agjentët e policisë që monitorojnë situatën.

Protestat kundër reformës së pensioneve vazhdojnë prej 19 ditësh për të kundërshtuar eleminimin e regjimeve speciale të pensioneve.

Por gjithësesi numri i atyre që i bashkohen grevës së hekurudhave është në rënie. Të hënën e 23 dhjetorit u shënua një pjesëmarrje prej 9.2 për qind e cila ishte shumë e ulët në krahasim me 55 për qind të ditës së parë. Por gjysma e shoferëve janë ende të zemëruar, duke bërë që shumë francezë të jenë të paqartë nëse do të udhëtojnë për Krishtlindje apo në fundjavë.

Por jo të gjithë pasagjerët janë të mirëkuptueshëm, duke thënë se mund të zgjidhen forma të tjera protestash pa penalizuar të gjithë.

Javën e kaluar negociatat mes qeverisë dhe sindikata nuk arritën në një pikë të përbashkët. Nga njëra anë ekzekutivi kërkon të tregohet i hapur për bisedime, por pa hequr dorë nga rregullat e reja. Ndërsa sindikatat duan një zbutje, për të mos thënë anulim të reformës së pensioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!