Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për numrin e madh të refugjatëve që po kalojnë Detin Mesdhe.
Presidenti i Francës ka kërkuar dialog me shtetet e Afrikës Veriore, si Tunizinë dhe Libinë me qëllim që të parandalohet trafikimi me njerëz. Nën ligjet e BE-së, shtetet në të cilat arrijnë azilkërkuesit duhet të strehojnë ata teksa procesohet aplikimi i tyre.
Shtetet si Italia kanë pranuar më së shumti refugjatë dhe qendrat e strehimit janë të stërmbushura. BE-ja gjithashtu i ka ofruar më shumë se 250 milionë për Tunizinë për të ndalur fluksin e refugjatëve.
Disa që kanë arritur në Gjermani kanë thënë se kanë paguar deri në 7 mijë euro për të hyrë në të zezën në shtetin gjerman.
Autoritetet gjatë javës së kaluar kanë gjetur më shumë se 100 sirianë të fshehur nëpër apartamente të ndryshme.