Sllovakia do të marrë 15,000 doza të vaksinës AstraZeneca nga Franca, tha Kryeministri Sllovak Igor Matoviç.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, Matoviç tha se Franca ka bërë një gjest miqësie dhe solidariteti gjatë kësaj “situate të vështirë epidemiologjike”.
Më 25 shkurt, Macron u pyet në lidhje me shpërndarjen e vaksinave në shtetet e tjera europiane dhe tha se disa vende nuk morën sasinë e caktuar nga BE, duke rezultuar që Franca dhe vendet e tjera të merrnin më shumë doza.
“Në një farë mënyre, Franca porositi më shumë doza sesa proporcioni i popullsisë së tyre, të njëjtën gjë ka bërë Gjermania, Danimarka,”tha Macron./abcnews.al