Franca gjithmonë i refuzonte leje qëndrimin, por i riu shqiptar kthehet në hero, shpëton 8-vjeçarin nga flakët

schedule19:57 - 3 Shkurt, 2022

schedule 19:57 - 3 Shkurt, 2022

Një shqiptar është shndërruar në hero në Francë. Bëhet fjalë për të riun Roland Aliu i cili ka shpëtuar jetën e një fëmije 8-vjeçar.

Media në Francë raportojnë se shqiptari është futur mes flakëve në një apartament që ishte përfshirë nga zjarri dhe ka mundur të nxjerrë fëmijën jashtë.

Banorët e lagjes e kanë cilësuar si një person të guximshëm në Trois Cités de Poitiers dhe e kanë falënderuar për aktin që ka bërë. Ndërkohë mediat shkruajnë se shqiptari i është refuzuar disa herë leja e qëndrimit në Francë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!